Ndërlidhjet

Klinton: Mos u bëni hapësirë e sigurt për rebelët


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara e shohin Pakistanin si aktor të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, por theksoi se vendi duhet të kundërshtojë strehimin e militantëve nga Afganistani.

Duke folur në Islamabad, Klinton tha se “koalicioni dhe forcat afgane janë duke e shtuar presionin ndaj talebanëve në Afganistan” dhe se “pret që Pakistani të ndërmarrë hapa të fuqishëm për të mos lejuar strehimin e rebelëve nga Afganistani, por t’u kërkojë talebanëve që të nisin negociatat për paqe”.

“Ne e dimë se tentimi për të eliminuar terroristët dhe ‘hapësirat e sigurta’ në njërën anë të kufirit nuk do të funksionojë. I ngjan një tregimi të vjetër: Nuk mund t’i mbash gjarpërinjtë në bahçe dhe të presësh që ata t’i kafshojnë vetëm fqinjët. Ti e di se ata gjarpërinjë, eventualisht, do të sulmojnë të gjithë ata që hyjnë në bahçe. Ne e dimë këtë, në të dy anët e kufirit”, tha ajo.

Klinton tha se Uashingtoni dhe Islamabadi do të përqëndrohen në largimin e militantëve nga talebanët dhe rrjeti Hakani për t’i përfshirë ata në procesin e paqës me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG