Ndërlidhjet

Klinton arrin në Taxhikistan


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, arriti në Dushanabe në vizitën e saj të parë zyrtare në Taxhikistan për të mbajtur takime që në qendër të diskutimit do të kenë trafikimin me drogë dhe militantizmin islamik në rajon.

Vizita e saj në Taxhikistan dhe udhëtimi i planifikuar për të shtunën në Uzbekistan vijnë në vazhdën e vizitave të Klintonit në Kabul dhe Islamabad.

Sekretarja e shtetit amerikan pritet të takohet me presidentin taxhik, Emomali Rahmon dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këtë vend, ndërsa të shtunën ajo pritet të zhvillojë një takim me presidentin uzbek, Islam Karimov.
XS
SM
MD
LG