Ndërlidhjet

Dyshime rreth vrasjes së Gadafit


Akterë të ndryshëm nëpër botë po i bëjnë thirrje Libisë që të qartësojë vrasjen e Muamer Gadafit.

Gadafi u vra të enjten, por në video duket i gjallë edhe pasi forcat e Këshillit të Libisë e kanë zënë atë, në këtë kontekst janë ngritur pyetje nëse ai është ekzekutuar apo jo.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, dhe grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International, kanë kërkuar një hetim rreth vdekjes së Gadafit.

Departamenti amerikan i shtetit ka kërkuar nga Këshilli Kombtar Tranzitor, të ofrojë llogari transparente rreth shkakut dhe rrethanave të vdekjes së Gadafit.

Zyrtarë të Këshillit kanë thënë më parë se Gadafi u plagos për vdekje në përleshjen me armë në mes forcave të Këshillit dhe besnikëve të tij, dhe nuk u vra me qëllim nga focat e Këshillit.

Këshilli Kombtar Tranzitor pritet që të shpall lirimin e Libisë nga regjimi i Gadafit, të dielen.
XS
SM
MD
LG