Ndërlidhjet

Shtyhet gara mes Azerbaixhanit dhe Sllovenisë


Gara në mes të Azerbaixhanit dhe Sllovenisë për një ulëse dy-vjetore në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është shtyrë për javën e ardhshme.

Në nëntë runde votimesh të premten, as Azerbaixhani as Sllovenia nuk arritën të mblidhnin dy të tretat e votave, aq sa ju duhen për të fituar një ulëse të përkohshme në Këshillin e Sigurimit.

Votimi prej nëntë rundeve ishte 113 vota për Azerbaixhanin dhe 77 për Slloveninë. Por, votimi do të vazhdojë të hënën.

Më herët të premten, Pakistani, Maroko, Guatemala dhe Togo ishin përzgjedhur për nga një ulëse me mandat dy vjeqar në këtë këshill, e që do të fillojë në vitin 2012 për të përfunduar në fund të 2013-ës.
XS
SM
MD
LG