Ndërlidhjet

Marnjak: Largoni barrikadat në veri


Kreu i EULEX-it, Ksavie De Marnjak, dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, takuan gjatë ditës përfaqësuesit e komunitetit të serbëve të veriut të Kosovës në Shtëpinë e BE-së në këtë pjesë të vendit, njoftoi zyra për informim e EULEX-it.

Takimi thuhet të ketë pasur për qëllim diskutimin rreth lirisë së lëvizjes si “parim kryesor të Bashkimit Evropian”.

“Liria e lëvizjes duhet të rivendoset shumë shpejt duke larguar bllokadat rrugore për të mirën e popullatës lokale dhe pranisë ndërkombëtare-përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in”, thuhet në komunikatë.

Pas takimit me Drevsin, Marnjak citohet të ketë thënë:

“Ne presim që të rivendoset liria e lëvizjes për të gjithë në mënyrë që njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre normale pa kufizime. Njerëzit e duan lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit. Ata që vendosin bllokadat rrugore duhet t’i zhvendosin ato. Këtë e presin edhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.
XS
SM
MD
LG