Ndërlidhjet

Revolucionarët e Libisë do të shpallin çlirimin sot


Udhëheqësit e rinj të Libisë, pritet që sot të deklarojnë fundin e luftës civile 8 muajshe, dhe ta shpallin vendin e tyre të çliruar nga regjimi i diktatorit Muamer Gadafi.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme që do ta zhvillojë Këshilli Kombtar Tranzitor, në qytetin lindor Bengazi.

Deklarimi i çlirimit vjen tri ditë pas vrasjes së Gadafit, dhe më shumë se dy muaj pas marrjes nën kontroll të Tripolit, nga forcat anti-Gadafit.

Raportet thonë ndërkohë, se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende se çfarë do të bëhet me kufomën e Gadafit.
XS
SM
MD
LG