Ndërlidhjet

Klinton takohet me presidentin e Uzbekistanit


Zyrtarët amerikan, kanë thënë se sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka bërë thirrje për respekt më të madh ndaj të drejtave të njeriut, gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov, regjimi i të cilit është akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

Agjencionet e lajmeve kanë cituar zyratë amerikan të kenë thënë se gjatë takimit, Karimov ka premtuar të zhvillojë progres në reformat liberale dhe demokratike, duke thënë se ky progres dëshiron të shihet si një trashëgimi e sundimit të tij.

Karimov ka sunduar Uzbekistanin për më shumë se 20 vite.
XS
SM
MD
LG