Ndërlidhjet

Obama mirëpret çlirimin e Libisë


Presidenti amerikan, Barak Obama, përshëndeti shpalljen e çlirimit në Libi duke thënë se ka nisur “një epokë e re e premtimit” në këtë komb afrikan.

Obama u kërkoi gjithashtu liderëve të përkohshëm të përqëndrohen në tranzicionin politik të vendit.

Lideri i qeverisë së përkohshme të Libisë, Mustafa Abdul Xhail, e shpalli të çliruar shtetin më 23 tetor-tri ditë pas vrasjes së diktatorit, Muamer Gadafi.

Ky i fundit pat udhëhequr vendin për 42 vite deri në dëbimin nga pushteti.
XS
SM
MD
LG