Ndërlidhjet

Arrihet përparim rreth zgjidhjes së krizës


Liderët e Bashkimit Evropian, të cilët u takuan në Bruksel, thuhet se kanë bërë pak progres rreth pajtimit mbi një strategji për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, hoqi dorë nga dëshira e përdorimit të fondeve të pakufizuara të Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar krizën.

Në vend të kësaj, Eurozona thuhet se mund t’u drejtohet për ndihmë ekonomive si atyre të Kinës apo Brazilit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj, tha pas takimit 12 orësh se do të vazhdojnë punët për këtë çështje edhe të mërkurën.
XS
SM
MD
LG