Ndërlidhjet

Publikohen rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet në Tunizi


Autoritetet përgjegjëse për procesin zgjedhor në Tunizi janë duke i numëruar votat e zgjedhjeve për asamble parlamentare.

Votimet u zhvilluan të dielën.

Rezultatet e para të stacioneve individuale që u transmetuan nga radiot lokale e vendosin Partinë Islamiste Ennahda në krye.

Sekretari gjeneral i Komisionit Zgjedhor, Bubker Betabet, tha se kanë votuar më shumë se 90 për qind e 4.1 milionë votuesve të regjistruar.

Radio Mozaiku FM publikoi rezultatet e qendrave të votimit në shumicën e të cilave prin Ennahda.

Rezultatet zyrtare nuk pritet të dalin para pasditës së sotme ose para së martës.
XS
SM
MD
LG