Ndërlidhjet

Kastrati: Të arrestohen krminelët në veri


“Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por shumë e tensionuar për shkak të veprimeve të ekstremistëve serbë, të cilët vazhdojnë t’i mbajnë rrugët e bllokuara”, u tha të hënën në takimin e Komiteti lokal të sigurisë publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Një komunikate për media e këtij mekanizmi citon kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati të ketë thënë se “bllokimi i rrugëve është i papranueshëm, meqë shumë banorë pa dallim të përkatësisë etnike kanë mbetur të izoluar”.

Në takimin e sotëm, Kastrati tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë të vendosura dhe assesi mos të lëshojnë pe ndaj grupeve kriminale që janë kundër rendit dhe ligjit.

“Për të pasur një situatë të qëndrueshme duhet të arrestohen personat e kriminalizuar që veprojnë në atë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati.
XS
SM
MD
LG