Ndërlidhjet

Toni Bler bëhet këshilltar i Kazakistanit


Kazakistani ka angazhuar ish-kryeministrin britanik, Toni Bler, si këshilltar për çështje ekonomike.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme i këtij vendi, Altai Abibulaev, u tha gazetarëve se Bler ishte në mesin e disa zyrtarëve ndërkombëtarë që “u janë përgjigjur ftesës së qeverisë së Kazakistanit për të siguruar këshilla mbi politikat ekonomike, çështjet e adminsitrimit publik dhe poltikën ndërkombëtare”.

Ndihmësi në presidencë, Jermukhamet Jertisbaev, i tha AFP-së se ka gjasa që Bler të merret me “çështjen e modernizimit socio-ekonomik” të shtetit të pasur me energji në Azninë Qendrore.

Gazeta britanike “The Daily Telegraph” citoi një zëdhënës të Blerit të ketë thënë se ish-kryeministri ka “ndihmuar në krijimin e një ekipi të këshilltarëve ndërkombëtarë” duke mohuar se po “përfiton personalisht”.

Bler ka qenë një nga emisarët e kuartetit në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG