Ndërlidhjet

Frankfurt: Dëshmitari thotë se ka parë urrejtje në sytë e Ukës


Ushtari i Shteteve të Bashkuara, Trevor Bruer, që e ka mbijetuar sulmin, nga i cili më 2 mars u vranë dy kolegë të tij, tha se ai e kishte shikuar vrasësin në fytyrë dhe kishte parë “urrejtje në sytë e tij”.

Ushtari Bruer, 23 vjeçar, ishte në autobusin e forcave amerikane në aeroportin e Frankfurtit, kur Arid Uka, shqiptar nga Kosova, filloi me të shtëna. Bruer mbeti i palënduar pasi revolja e Arid Ukës u bllokua.

“Në punën time, ne presim rreziqe”, tha ai dhe shtoi se “ne nuk e kemi pritur këtë në Evropë ose Amerikë”.

Arid Uka, 21 vjeçar, e ka pranuar vrasjen, në muajin gusht, kur pat filluar procesi kundër tij.

Por, sipas ligjeve gjermane, gjykata ende duhet t’i dëgjojë të gjitha dëshmitë.

Më 2 mars në aeroportin e Frankfurtit, Arid Uka i vrau ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeçar, dhe Zakari Kudebak, 21 vjeçar, dhe plagosi ushtarët Kristofer Shneider dhe Edgar Veguilla.

Pos për vrasjet, ai akuzohet edhe për tentim vrasjeje.
XS
SM
MD
LG