Ndërlidhjet

Turqi: Po vazhdojnë përpjekjet për shpëtim pas tërmetit


Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë lindore.

Tërmeti i së dieles, me magnitudë 7.2, vrau të paktën 279 vetë dhe plagosi rreth 1300 të tjerë. Rreth 80 objekte shumëkatëshe u rrëzuan në Ercis, një qytet me 75000 banorë, pranë kufirit iranian.

Të shqetësuar nga mbi 200 tronditje pas tërmetit, shumë qytetarë kanë fjetur jashtë shtëpive të tyre, derisa organizatat për ndihmë kanë ngritur tenda për të pastrehët.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe presidentin amerikan, Barak Obama, kanë ofruar ndihmë, por kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia është në gjendjë ta përballojë tani për tani.

Azerbaxhani, Irani dhe Bullgaria, megjithatë kanë dërguar ndihmat e tyre.
XS
SM
MD
LG