Ndërlidhjet

Azerbaixhani ka fituar një ulëse në Këshillin e Sigurimit


Azerbaixhani ka siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi që shteti që ishte në garë me të, Sllovenia, ka rënë nga gara.

Fitorja e Azerbaixhanit, u konfirmua kur mori 155 vota në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që përbëhet nga 193 antarë.

Azerbaixhani iu bashkua Pakistanit, Marokos, Guatemalës dhe Togos, që kanë fituar nga një mandat të përkohshëm.
XS
SM
MD
LG