Ndërlidhjet

BE: Votimet në Tunizi – transparente


Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, thanë sot se zgjedhjet në Tunizi ishin transparente dhe se kishe vetëm “probleme minore.”

Misioni i vëzhgimit të BE-së, njoftoi në një deklaratë se ishte i kënaqur me zhvillimin e votimeve në 97 përqind të vendvotimeve.

Shefi i këtij misioni, Majkëll Gahler, u tha reporterëve tunizian se “pjesa e mbetur prej tre përqind është përcjellur me parregullësi të vogla.”
XS
SM
MD
LG