Ndërlidhjet

Arabia Saudite: Liderët botërorë arrijnë për varrimin e Princit


Disa kryetarë të shteteve dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë arritur sot në Arabinë Saudite, për varrimin e Trashëgimtarit të Kurorës, Sulltan bin Abdel Aziz.

Në mesin e liderëve të jashtëm gjenden edhe zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, e të tjerë.

Sulltani vdiq të shtunën në Nju Jork nga kanceri dhe kufoma e tij është dërguar sot në kryeqytetin Riad.

Vdekja e tij e ka hapur rrugën për Princin e Ri.

Sunduesit e Arabisë Saudite pritet të lëvizin shpejtë për ta emëruar Mbretin e Ri në pritje, që sipas sugjerimit të protokollit mbretëror, do të jetë vëllau i Princit të ndjerë, Princi Najef bin Abdel Aziz.
XS
SM
MD
LG