Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu korrespondenti i RFE/RL


Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, i burgosur në Turkmenistan është liruar nga një amnesti presidenciale.

Dovletmirat Jazkulijev, ishte dënuar me pesë vite burg pasi u shpall fajtor për inkurajimin e një të afërmi për vetëvrasje.

Familja dhe mbështetësit e Jazkulijevit, thanë se rasti ishte hakmarrje për raportimin e hapur të tij hulumtues, duke përfshirë edhe mbulimin e shpërthimeve vdekjeprurëse në një depo armësh afër Ashgabatit në korrik.

Një korrespondent tjetër i RFE e ka takuar Jazkulijevin pasi ai u lirua sot dhe tha se ai përcolli mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kishin bërë fushatë për lirimin e tij.
XS
SM
MD
LG