Ndërlidhjet

Dëshiron të dorëzohet për shkaqe pasigurie


Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Libisë tha se djali në arrati i Muamer Gadafit, Saif Al Salam, dhe ish-shefi i inteligjencës së këtij vendi, Abduallah Al Senusi, propozuan të dorëzohen para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Hagë.

Saif Al Salam po kërkohet nga kjo gjykatë, ndërsa është lëshuar tashmë fletarresti edhe për Senusin.

Abdel Maxhid Mlegta, një zyrtar ushtarak në Këshillin Kombëtar Tranzicional të Libisë, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se personat në fjalë “nuk ndihen të sigurt të qëndrojnë aty ku janë apo të largohen në ndonjë vend tjetër”.

Mgleta tha se informacionet për këtë gjë i ka marrë nga burimet e inteligjencës.

Saif Al Salam është në arrati që kur forcat opozitare në Libi morrën kontrollin mbi Sirten-vendlindjen e babait të tij.

Aktualisht, ai besohet të qëndrojë diku në afërsi të kufirit jugor me Nigerin.
XS
SM
MD
LG