Ndërlidhjet

Më 2100 në botë pritet të jetojnë 10 miliardë njerëz


Kombet e Bashkuara, në një raport të publikuar të mërkurën, vlerësuan se deri në vitin 2100 popullata në botë pritet të shkojë në 10 miliardë.

Në këtë raport, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) tërhoqi vërejtjen se presioni demografik vazhdon të paraqes sfida për luftimin e varfërisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Në raport, ndër të tjera, thuhet se përderisa ka rënë drastikisht numri i lindjeve për shkak të planifikimit familjar, është duke u rritur numri i njerëzve.

Në një mesatare botërore, niveli i lindjeve ka rënë nga gjashtë fëmijë për çdo grua në vitin 1950 në dy e gjysmë fëmijë në vitin 2011.

Raporti nënvizoi se njerëzit nën moshën 25 vjeçare përbëjnë tashmë 42 për qind të popullsisë në botë, ndërsa rreth 60 për qind të asaj në disa shtete.

Sot numërohen diku 900 milionë njerëz mbi moshën 60 vjeçare-numër ky, që pritet të shkojë në 2.4 miliardë deri kah mesi i këtij shekulli.
XS
SM
MD
LG