Ndërlidhjet

SHBA do “ambasadë virtuale” në Iran


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të hapin një “ambasadë virtuale” në Iran, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve.

Gjatë një interviste për shërbimin në gjuhën persiane të Zërit të Amerikës, Klinton tha gjithashtu se faqja e internetit e “ambasadës virtuale” do t’u japë mundësi iranianëve të kenë qasje në informatat elektronike mbi vizat dhe programe të tjera.

Megjithatë, ajo vazhdoi të mbrojë sanksionet amerikane ndaj Iranit duke thënë se Uashintgoni posedon një rast të fuqishëm kriminal, i cili vë në pah lidhshmërinë e Teheranit me një komplot ndaj ambasadorit të Arabisë Saudite në kryeqytetin amerikan.
XS
SM
MD
LG