Ndërlidhjet

Kërcënohet Radio Evropa e Lirë në Beograd


Lëvizja “SNP Nashi”, e cila nga një pjesë e opinionit publik njihet si organizatë ekstremiste dhe ultranacionaliste, ka publikuar në faqen e saj të shkruar një thirrje për qytetarët, që, siç thuhet, ta bindin Korrespodenturën e Radios Evropa e Lirë në Beograd, që ta ndryshojë politikën e saj redaktuese.

Në deklaratën që kjo organizatë djathtiste e ka publikuar në faqen e saj të internetit, thuhet se Radio Evropa e Lirë në ueb-faqen e saj mban hartën e Serbisë pa Kosovën.

“Kërkojmë që harta e pasaktë e Serbisë të hiqet menjëherë. Po ashtu kërkojmë që organet shtetërore të reagojnë në një provokim të tillë si dhe të hetojnë rastin, meqë bëhet fjalë për një medium që vepron në Serbi”, thuhet në deklaratë.

Krahas kësaj, përfaqësuesit e kësaj organizate u kanë bërë thirrje qytetarëve që duke thirrur në telefonat e redaksisë, t’ua shpjegojnë atyre se si duket harta e Serbisë.

Ndaj këtij publikimi ka reaguar Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë. Nënkryetarja Jelka Jovanoviq ka thënë se një thirrje e tillë nuk është kundër Radios Evropa e Lirë, por kundër lirisë së mediave.
XS
SM
MD
LG