Ndërlidhjet

OKB: Më se 5 miliardë njerëz pa sigurim social


Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, dy të tretat e popullsisë botërore jetojnë pa sigurim social.

Raporti thotë se 5.1 miliardë njerëz, prej 7 miliardëve sa ka njerëz në botë, nuk gëzojnë sigurim social përkatës ose mbrojtje sociale, ndërsa vetëm afro 15% e të papunëve në botë, marrin marrin ndonjë formë të ndihmës.

Mëtutje, raporti i titulluar “Baza Mbrojtëse Sociale për Globalizim Korrekt dhe Gjithpërfshirës”, thotë se përhapja më e madhe e përfitimeve do ta nxiste rritjen ekonomike dhe do t’i ulte tensionet sociale.
XS
SM
MD
LG