Ndërlidhjet

Tajlandë: Mijëra banorë largohen nga Bangkoku i vërshuar


Dhjetëra mijëra banorë sot po largohen nga kryeqyteti Bangkok, për shkak të frikës se nga batica mund të përkeqësohet gjendja e vërshimit në qytet.

Shqetësimi kryesor është se lumi Çao Praja në Bankgok, do të mund t’i kalonte muret anësore gjatë fundjavës, kur baticat në det, që pritet të fillojnë sot, janë shumë të mëdha.

Ministria e mbrojtjes thotë se 50 mijë pjesëtarë të saj, me 1 mijë anije dhe po aq makina, po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve.

Nga këto vërshime, që ishin më intensivet në gjysmë shekulli, pjesërisht të shkaktuara edhe nga të reshurat e mëdha, e kanë humbur jetën 377 vetë.

Vërshimet, që filluan në mes të muajit korrik, e kanë çrregulluar jetën e afro 2.2 milionë njerëzve, kryesisht në pjesën veriore dhe në provincat qendrore të Tajlandës.
XS
SM
MD
LG