Ndërlidhjet

Rusi: 20 vjet burg për vrasësin e dashamirit të futbollit


Një gjykatë në Rusi e ka dënuar me 20 vjet burg, personin Aslan Çerkezov, për vrasjen e një simpatizuesi të futbollit gjatë një grindjeje të të dehurve në Moskë, në muajin dhjetor.

Gjykata e Qytetit në Moskë ka njoftuar sot se të akuzuarin Çerkezov, e ka shpallur fajtor për vrasje të paramenduar, ndërsa pesë të tjerë, që poashtu kishin marrë pjesë në trazirë, janë dënuar secili me nga pesë vjet burg.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pasi Çerkezov, me prejardhje nga rajoni i Kaukazit, me popullatë shumicë myslimane, e vrau Jegor Sviridovin, mijëra ultranacionalistë ishin tubuar para qeverisë së Rusisë për disa ditë, për të bërë presion për dënime.

Ky incident i ka theksuar tensionet e larta etnike në Rusi.
XS
SM
MD
LG