Ndërlidhjet

Kosovë: U konfiskuan 50 kg. drogë në veturën me targa serbe


Policia e Kosovës ka konfiskuar 50 kg. substanca narkotike, bëjnë të ditur përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Kapiteni policor, Bahri Shala, thotë se në javën e fundit e kanë shtuar aktivitetin e tyre për zbatimin e strategjisë kundër drogave.

“Më saktësisht, dje në Fushë Kosovë, në një veturë të tipit BMW, me targa serbe, janë gjetur një sasi e drogave që peshon 50 kilogram. Personi i dyshuar nuk është arritur të arrestohet. Policia e Kosovës ka njoftuar edhe policinë e Serbisë lidhur me këtë rast dhe jemi duke pritur për hetime të mëtutjeshme”, tha ai.

Zoti Shala mëtutje tha se vetëm brenda një jave, policia ka arrestuar 16 persona, të dyshuar për trafikim të drogës.
XS
SM
MD
LG