Ndërlidhjet

Kirigizia pezullon fushatën një ditë para zgjedhjeve


Kirgizia ka pezulluar sot fushatën, për një ditë heshtje përpara zgjedhjeve të para presidenciale të këtij vendi, që nga revolucioni i tij i përgjakshëm i vitit të kaluar.

Nëse zgjedhjet e së dieles do të dalin të suksesshme, gjithashtu do të shënojnë edhe transferimin e parë të pushtetit në mënyrë paqësore në historinë 20 vjeçare, si shtet i pavarur, i Kirigizisë.

Gara sidomos, vë përballë, kryeministrin aktual, Almazbek Atambajev kundër Kaqimbek Tashijev të partisë Ata Zhurt, dhe Adakhan Madumarov ish-kryetar i parlamentit.

Presidentes, Roza Otunbajeva, një ish-diplomate e cila udhëhoqi kryengritjen që përmbysi Kurmanbek Bakijevin nga pushteti në prill të vitit 2010, nuk i lejohet të marrë pjesë në garën e së dielës.
XS
SM
MD
LG