Ndërlidhjet

Liga Arabe: Mesazh urgjent për Asadin ta ndal dhunën


Ministrat arabë kanë thënë sot se i kanë dërguar një mesazh urgjent presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, duke i bërë thirrje t’i japë fund dhunës shtatë mujore kundër civilëve. Kjo thirrje vjen pas vrasjes së 40 demonstruesve nga forcat siriane.

Komiteti i Ligës Arabe për krizën siriane, njoftoi se i dërgoi mesazhin urgjent qeverisë siriane për të shprehur pakënaqësinë për vrasjen e vazhdueshme të civilëve sirianë.

Ky komitet ka shprehur shpresën se qeveria e Sirisë, do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e civilëve.

Ministrat arabë, pritet të takohen me zyrtarë sirian të dielen në kryeqytetin e Katarit, Doha.
XS
SM
MD
LG