Ndërlidhjet

Shefat e sigurimit të Afganistanit dhe SHBA-së diskutojnë raportet


Shefat më të lartë të sigurisë, nga Afganistani dhe nga Shtetet e Bashkuara, sot kanë diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve të vendeve të tyre, dy muaj para se SHBA të tërheq trupat e saj përfundimisht nga Iraku.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gjej Karni, ka thënë se Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Siguri, Tom Donillon, dhe homologu i tij irakian Falah al-Fajadh, “kanë ripërsëritur vizionin e përbashkët të një partnershipi të gjerë, të thellë dhe strategjik, në mes Irakut dhe SHBA-së.”

Takimi erdhi pas refuzimit të Irakut për t'i dhënë trupave amerikane imunitet ligjor, që e bëri presidentin amerikan, Barak Obama, të braktisë planet për të mbajtur një forcë të trajnimit në Irak pas 31 dhjetorit, dhe të njoftojë se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG