Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet


Autoritetet në Tajlandë njoftuan se është rritur në 381 numri i të vdekurve nga përmbytjet në këtë vend.

Pjesë të mëdha të kryeqytetit janë nën ujë.

Vlerësimet për sasinë e ujit që po kërcënon metropolin flasin për diku 4 000 milionë deri në 15 000 milionë metra kub.

Muri mbrojtës ndaj ujit mund të përballojë përmbytjet sasi të ujit deri në një lartësi prej 2.5 metrash, ndërsa të shtunën niveli i ujit u rrit në 2.57 metra.

Gjatë së dielës ai pritet të shkojë në 2.65 metra duke rritur gjasat për forcimin e përmbytjeve në vend.
XS
SM
MD
LG