Ndërlidhjet

GERB me gjasa të mëdha për postin e presidentit


Partia e qendrës së djathtë qeverisëse në Bullgari GERB pritet të fitojë balotazhin për zgjedhjet presidenciale duke fuqizuar pozitën e kryeministrit, Boiko Borisov, para zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

Kandidati për president i GERB-it, Rosen Plevneliev, fitoi 40 për qind të votave në raundin e parë që u zhvillua në javën e shkuar.

Edhe pse janë publikuar mendime të tjera mbi rezultatet, Plevneliev pritet ta mundë socialistin, Ivalio Kalfin.

Rezultatet e para pritet të dalin gjatë ditës, ndërsa rezultatet zyrtare thuhet se do të publikohen të hënën.
XS
SM
MD
LG