Ndërlidhjet

Kirgistani po voton për president


Kirgistani po voton për presidentin e vendit në zgjedhjet e para që kur protestuesit përmbysën Kurmanbek Bekievin në vitin e kaluar.

Liderit të ri do t’i duhet të gjejë zgjidhjen për ndarjet e thella rreth përplasjeve etnike, nga të cilat u vranë qindra njerëz pas dëbimit të Bakievit.

Analistët besojnë që asnjë kandidatë të mos jetë në gjendje të fitojë 50 përqindëshin e nevojshëm të votave për të arritur një fitore të duhur.

Ata thonë se zhvillimi i një balotazhi, në të cilin do të përballeshin kandidati i veriut industrial me atë të jugut më të varfër, do të mund të rihapte një ndarje kulturore në vend.
XS
SM
MD
LG