Ndërlidhjet

Vetëvendosja ndërmerr aksion kundër mallrave serbe


Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje ndaluan kamionin me targa serbe SJ 001-UO dhe pas verifikimt të prejardhjes së mallit e rrotulluan atë. Kamioni transportonte grurë nga Serbia. Aksioni u zhvillua në kilometrin e parë të magjistrales Arllat-Malishevë, njoftoi kjo lëvizje përmes një komunikate për media.

“Në këtë situatë ku Serbia e vërshon tregun e Kosovës me mallrat e saj dhe Qeveria beson në vullnetin e mirë të Serbisë, neve nuk na mbetet tjetër përveç se ta dëmtojmë Serbinë brenda Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje u zotua gjithashtu për vazhdimin e aksioneve politike të cilat, siç thuhet, e mbrojnë interesin e vendit.

Në të njejtën kohë, Vetëvendosja u kërkoi qytetarëve që t’i bojkotojë mallrat e Serbisë e t'i konsumojnë mallrat vendore.
XS
SM
MD
LG