Ndërlidhjet

GERB deklaron fitoren për postin e presidentit


Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, deklaroi fitoren për kandidatin e partisë së tij, Rosen Plevneliev, në balotazhin për postin e presidentit duke thënë se Plevneliev ka fituar 54 për qind të votave-gjë që cilësohet të forcojë kreun e ekzekutivit bullgar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Të dhënat e organizatave “Alpha Research” dhe “Gallup International” e vënë Plevnelievin para socialistit, Ivalio Kalfin, me një margjinë që vë në pah se socialistët janë duke e rimarrë vetën nga një humbje e madhe në vitin 2009 për t’u bërë rivali kryesor i GERB-it qeverisës në votimet e ardhshme.

Exit pollet treguan gjithashtu se GERB ka fituar postet kryesore në qytetet më të rëndësishme- në mesin e të cilave, ndër të tjera, janë Varna, Stara Zagora dhe Ruse.
XS
SM
MD
LG