Ndërlidhjet

Arrin në 7 miliardë numri i popullsisë botërore


Shtetet në mbarë botën po shënojnë gjatë ditës arritjen e numrit të popullsisë në 7 miliardë me ceremoni kushtuar foshnjeve.

Kombet e Bashkuara thonë se bazuar në vlerësimet më të mira, popullsia botërore do të jetë diku 7 miliardë më 31 tetor, por theksuan se nuk do ta veçojnë ndonjë foshnjë të caktuar si 7 miliardë të lindurën.

Filipinet u bënë shteti i pari që mirëpriti një foshnjë të lindur si e 7 miliardëta-një vajzë e vogël që mori emrin Danika Mej Kamaço dhe e cila u lind vetëm dy minuta para mesnatës të dielën në Manila.
XS
SM
MD
LG