Ndërlidhjet

Sheshel shpërfill gjykatën-dënohet me 18 muaj burgim


Tribunali për krime lufte në ish-Jugosllavi dënoi nacionalistin serb, Vojsllav Sheshel, me 18 muaj burg për shkak të shpërfilljes së gjykatës duke publikuar emrat e dëshmitarëve të mbrojtur që përmendën në librin e shënimeve të tij.

Dënimi vlerësohet të jetë i parëndësishëm për Sheshelin, i cili gjendet në Tribunalin e Hagës që nga viti 2003 duke u gjykuar nën akuzat për mobilizimin e grupeve paramilitare serbe, të cilat thuhet se i ka nxitur për kryerjen e veprave barbare ndaj joserbëve.

Vendimi i së hënës shënon herën e dytë që Sheshel të dënohet për shpërfillje të trupit gjykues.

Sipas vlerësimit të gjykatës, veprimet e Sheshelit mund të dekurajojnë dëshmitarët në dhënien e dëshmive duke e shkelur “besimin e tyre në aftësinë e gjykatës për t’u garantuar efikasitetin e masave mbrojtëse”.
XS
SM
MD
LG