Ndërlidhjet

Rasmusen: Krenar për rolin e NATO-s në Libi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot i ka lavdëruar libianët për “guxim, përkushtim dhe sakrificë”, gjatë kryengritjes kundër ish diktatorit, Muamer Gadafi.

Këto komente, zoti Rasmusen i bëri në Tripoli, pak para mbylljes formale të misionit shtatë muajsh të aleancës në Libi.

Ai tha se ishte “krenar me pjesën e rolit që e luajti NATO-ja” në dhënien e ndihmës për kryengritësit në Libi, që e transformuam këtë vend dhe “ndihmuan ndryshimin e rajonit”.

Forcat e NATO-s, që vepruan sipas mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për t’i mbrojtur civilët, në muajin mars i filluan operacionet derisa forcat e Gadafit kishin lëvizuar për ta shkatërruar kryengritjen.

Autoritetet e reja të përkohshme të Libisë e kanë shpallur vendin të çliruar, pas zënies dhe vrasjes së Gadafit dhe rënies së qytetit të tij të lindjes, Sirte, më 20 tetor.

Rasmusen sot foli edhe për çështjen e armamtimit në Libi.

“Ne nuk kemi informatë të saktë lidhur me depot e armatimit në Libi. Por, natyrisht kjo është çështje e shqetësimit, sepse duhet të jemi të sigurt se armatimet janë të kontrolluara dhe të monitoruara në mënyrë adekuate dhe eventualisht të shkatërruara”, tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG