Ndërlidhjet

Takohen Karzai-Zardari


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe homologu i tij pakistanez, Asif Zardari pritet të takohen gjatë së martës.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, do të jetë nikoqir i këtij takimi në Stamboll.

Zyrtarët turkë shpresojnë që bisedimet t’u mundësojnë të dyja palëve të ndërprejnë akuzat ndaj njëra-tjëtrës lidhur me sulmet e militantëve.

Zyrtarët afganë akuzojnë inteligjencën pakistaneze për mbështetjen e talebanëve dhe të rrjetit Hakani.

Kreu i ushtrisë pakistaneze, gjeneral Ashfak Kajani, do të takohet gjithashtu-për të gjashtën herë, me homologun e tij afgan.
XS
SM
MD
LG