Ndërlidhjet

Londër: Konferencë rreth kërcënimeve përmes internetit


Zyrtarë qeveritarë, biznesmenë dhe aktivistë të internetit, mblidhen sot në Londër për të diskutuar se si të ballafaqohen me kërcënimet për krime në internet, pa i dëmtuar mundësitë ekonomike dhe lirinë e fjalës.

Përfaqsues nga Shtetet e Bashkaura, Kina, Rusia dhe India pritet të marrin pjesë në këtë konferencë së bashku me figura nga industria e teknologjisë, siq është themeluesi i Wikipedia-s, Gjimi Uejlls.

Në prag të konferencës në Londër, udhëheqësi i agjencisë së spiunimit të Britanisë tha se qeveria britanike dhe sistemet e kompjuterëve po ballafaqohen me një numër shqetësues të kërcënimeve përmes internetit, duke përfshirë një sulm serioz në zyrën e rrjetit të jashtëm.
XS
SM
MD
LG