Ndërlidhjet

Parlamenti iranian akuza kundër ministrit të financave


Parlamenti iranian ka filluar sot procedurwn e shkarkimit tw ministrit tw financave, Shamsedin Hoseini, pasi një grup ligjvënësish kanë paraqitur një mocion për shkarkim, për shkak të rolit që dyshohet se ka pasur në një skandal bankar të kohëve të fundit.

Hoseini, ka mbrojtur vendimin e tij për të mos dhënë dorëheqje, lidhur me përvetsimin e 2.6 milionë dollarëve nga banka Melli, në vitin 2005.

Presidenti, Mahmud Ahmedinexhad, ishte gjithashtu prezent në parlament për të mbrojtur ministrin e tij.

Korrepondentët thonë se akuzat kundër Hoseinit, janë pjesë e një vale të re të presionit të parlamentit ndaj presidentit.
XS
SM
MD
LG