Ndërlidhjet

Xho Bajden: " Bëjmë thirrje për partneritet"


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, sot u ka bërë thirrje qeverive anembanë botës, që të bashkohen me SHBA-në, në mbështetje të Internetit të lirë dhe të hapur.

Duke folur përmes një video linje nga Uashingtoni, në konferencën që po zhvillohet rreth internetit në Londër, Bajden tha se Shtetet e Bashkuara sigurojnë që një internet i hapur do të qoj në një jetë “më të fortë e me më shumë prosperitet” për të gjithë njerëzit.

“Ajo që Shtetet e Bashkuara ofrojnë sot është një thirrje për partneritet. Ne deri tani me vende te ndryshme të botës, me sekrotin privat dhe me shoqërinë civile, kemi arritur një konsensus rreth idealeve që unë kam përmendur sot: siguri dhe sinqeritet, transparencë dhe përgjegjësi, inovacion, liri, dhe mbi të gjitha një angazhim për të punuar së bashku në drejtimin e kësaj çështje në një mënyrë që është konsistente me principet ndërkombtare,” u shpreh Bajden.

Zyrtarë nga 60 vende të botës, së bashku me aktivistë të internetit dhe ekzekutivë nga kompani teknike private, do të qëndrojnë në Londër për dy ditë fjalime dhe debate rreth të ardhmes së internetit.
XS
SM
MD
LG