Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjeorgji: Miliarderi kërkon t’i kthehet shtetësia


Një miliarder gjeorgjian, të cilit i është hequr shtetësia pasi i është bashkuar opozitës, ka akuzuar sot autoritetet në Gjeorgji se po mundohen të përfundojnë karrierën e tij politike.

Bidzina Ivanishvili, ka thënë sot në një konferencë për shtyp në Tiblisi, se presidenti Mikheil Sakashvili “në mënyrë totalisht ilegale” i'a ka anuluar shtetësinë dhe se ai do të luftojë që ta kthejë atë.

Muajin e kaluar, Ivanishvili, ka njoftuar se planifikon të formojë një parti politike për të garuar kundër Sakashvilit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012.

Disa ditë më vonë, atij i është anuluar shtetësia për shkelje të ligjeve të shtetsisë gjeorgjiane, duke e larguar kështu nga aktivitetet politike në Gjeorgji dhe nga fnancimi i grupeve opozitare.

Autoritetet në Gjeorgji e kanë akuzuar këtë veprim si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG