Ndërlidhjet

Palestinezët reagojnë ndaj veprimeve të Izraelit


Palestinezët kanë reaguar me nervozizëm ndaj veprimeve të Izralit pas antarsimit të plotë të Palestinës në UNESCO.

Zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeina, ka thënë se vendimet e Izraelit për të shpejtuar ndërtimin e kolonive dhe për të ndërprerë transferimin e pagesave të taksave ndaj palestinezëve, do të kenë “pasoja negative” për të gjithë rajonin.

Ndërkohë, Kanada i është bashkangjitur Shteteve të Bashkuara në ndërprerjen e kontributeve të saj ndaj UNSECO-s, në shenjë proteste për votimet.
XS
SM
MD
LG