Ndërlidhjet

Papandreu, Sarkozi e Merkel takohen sot në Francë


Kryeministri grek, Papandreu, do të zhvillojë sot bisedime rreth krizës në Francë, me presidentin francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këto bisedime do të fokusohen në vendimin e Papandreut për të mbajtur një referendum rreth paketës ndihmëse.

Ndërkohë, kanibeti grek ka dhënë mbështetjen e tij për këtë referendum.

Papandreu, u tha ministrave në një mbledhje të mbyllur në kabinet, se referendumi do të jetë një mandat i qartë dhe një mesazh i qartë brenda dhe jashtë Greqisë, rreth rrugës evropiane të vendit dhe pjesëmarrjes së tij në euro.

Kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Junker, ushëheqës i eurozonës 17 antarëshe, është ankuar se Papandreu ka dështuar të njoftoj Bashkimin Evropian rreth vendimit të tij, dhe ka paralajmëruar se një mosvotim nga grekët do të mund të shkaktone falimentimin e Greqisë.
XS
SM
MD
LG