Ndërlidhjet

Bjellorusi: Sot gjykohet aktivisti për të drejtat e njeriut


Gjykimi i aktivistit të shquar bjellorus për të drejtat e njeriut, Bjaljatski, hapet sot në Minsk.

Bjaljatski, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut, Vjasna, u arrestua më 4 gusht dhe u akuzua më vonë për evazion fiskal, një rast që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.

Nëse dënohet, ai mund të marrë deri në shtatë vite burg dhe konfiskim të aseteve të tij.

Por, kolegët dhe mbështetësit e Bjaljatskit, kanë thënë se ky rast është i motivuar politikisht.

Në një deklaratë të marten, Human Rights Watch, ka theksuar se “me dënimin e Bjalajtaskit autoritetet në Bjellorusi, po mundohen që definitivisht ta mbyllin derën për aktivitetet e të drejtave të njeriut.”
XS
SM
MD
LG