Ndërlidhjet

Britani: Gjykata lejon ekstradimin e Asanzhit


Një gjykatë britanike ka vendosur sot që themeluesi i WikiLeaks-it, Gjulian Asanzh, do të ekstradohet për në Suedi, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për krime seksuale.

Gjykata e lartë e Londrës sot mori vendim që të refuzojë kërkesën e Asanzhit kundër ekstradimit.

Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Asanzhin, rreth akuzave për dhunim dhe sulme seksuale, të cilat janë paraqitur nga dy femra vullnetare që kanë punuar për WikiLeaks në Stokholm.

Asanzhi u arrestua në Londër në dhjetor të vitit 2010, dhe ka jetuar në kushte të rrepta në Britani, që nga arrestimi i tij.
XS
SM
MD
LG