Ndërlidhjet

Merkel: Euroja më e rëndësishme se Greqia


Liderët e Francës dhe të Gjermanisë thonë se Greqia nuk do të ketë ndihmë financiare evropiane, derisa ky vend të mos vendosë për të ardhmen e vet brenda eurozonës.

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, këto komente i kanë bërë pas takimit me kryeministrin e Greqisë, George Papandreu, vendimi i të cilit për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen për kredi, i ka zemëruar liderët evropianë.

Kancelarja Merkel tha se stabilizimi i euros është shumë më i rëndësishëm se sa shpëtimi i Greqisë.

Presidenti Sarkozi tha se referendumi duhet ta shtroj pyetjen nëse Greqia mbetet në eurozonë ose largohet nga ajo.

Ky takim u mbajt në Kanë të Francës.
XS
SM
MD
LG