Ndërlidhjet

SHBA: Komiteti i Kongresit miratoi sanksione ndaj Iranit


Një Komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për imponimin e sanksioneve më të ashpra kundër Iranit, për shkak të komplotit për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Kjo masë do ta godasë Bankën Qendrore të Iranit, nëse tregohet se po e financon terrorizmin, zhvillimin e programit atomik, ose forcën elite ushtarake iraniane, Gardën Revolucionare të këtij vendi.

Kryesuesja republikane e Komitetit të çështjeve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Ileana Ros-Lehtinen, tha se shpreson se legjislacioni do të arrijë me kohë në tavolinën e presidentit Obama, “për t’i dërguar regjimit iranian një dhuratë të mirë për festë”.
XS
SM
MD
LG