Ndërlidhjet

Iran: Izraeli të mos e filloj ndonjë sulm ushtarak


Shefi i ushtrisë së Iranit, gjeneral Hasan Firouzabidi, i ka tërhequr vërejtjen Izraelit, që të mos e lansoj ndonjë aksion ushtarak kundër vendit të tij.

Gjenerali tha se Izraeli do të ndëshkohej në mënyrë të ashpër.

Këto komente u bënë, pas raporteve të fundit të mediave në Izrael, se liderët e këtij vendi po e shqyrtojnë mundësinë e sulmit ushtarak kundër kapaciteteve atomike të Iranit.

Komentet e gjeneralit iranian u bënë të njejtën ditë kur Izraeli njoftoi se me sukses e kishte kryer një test të tipit të raketave, që mund ta sulmojnë Iranin.
XS
SM
MD
LG