Ndërlidhjet

Kosovë: Kryeministri Thaçi u takua me raportuesin Sydov


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se zhvillimi ekonomik i pjesës veriore të Kosovës është prioritet i qeverisë së tij.

“Qeveria nuk është në konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat jolegale dhe me bandat kriminale, të cilat e mbajnë peng popullsinë atje”, ka thënë Thaçi, në takimin e tij me raportuesin për Kosovën të Komitetit për çështje politike të Këshillit të Evropës, Bjorn fon Sydov.

Mëtutje, siç njoftoi Zyra e kryeministrit, zoti Thaçi e ka njoftuar raportuesin Sydov për procesin e reformave në Kosovë për integrimin evropian.

Zoti Sydov, pasi i ka theksuar qëllimet e vizitës së tij në Kosovë, e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për punën e bërë në garantimin e të drejtave të minoriteteve dhe ka shprehur optimizëm për suksesin në veri, sikurse që ka ndodhur me integrimin e serbëve në pjesët e tjera të Kosovës, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG